Lajme

U mbajt Akademi Përkujtimore në nder të veprimtarit Musa Hoti

  • 16/01/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

U mbajt Akademi Përkujtimore në nder të veprimtarit Musa Hoti

Sot në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, nën patronazhin e Kryetarit të Komunës, z. Bedri Hamza, u mbajt Akademi Përkujtimore në nderim të veprimtarit Musa Hoti.

Në këtë ngjarje morën pjesë shumë personalitete politike, individë nga fusha të ndryshme, anëtarë të familjes së Musa Hotit, si dhe shumë qytetarë.

Në fjalën e tij, kryetari Hamza theksoi rëndësinë e kujtimit të njerëzve të mëdhenj për kontributin e tyre në shoqëri duke u shprehur “Njerëzit e mëdhenj i nderojmë më së miri nëse i kujtojmë ashtu sic ishin”, duke shtuar se Musa Hotin do ta kujtojnë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

“Musa Hoti me personalitetin e tij unik, intelektin, qetësinë e urtësinë e tij, kudo që u angazhua, sukseset vinin me të”, është shprehur kryetari Hamza.