Lajme
U hap festivali i artizanateve dhe ushqimeve tradicionale në sheshin “Isa Boletini”
- 18/08/2022
- By RTV Mitrovica
U hap festivali i artizanateve dhe ushqimeve tradicionale në sheshin “Isa Boletini”
Dje është hapur festivali i artizanateve dhe ushqimeve tradicionale në sheshin e qytetit “Isa Boletini”, i cili është mbajtur në kuadër të “Ditëve të Diasporës”.
Me rastin e hapjes së këtij festivali morën pjesë kryesuesja e Kuvendit të Komunës, znj. Vesa Broja, së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Valdete Idrizi.
Në fjalën e saj, drejtoresha Idrizi, ka theksuar se në këtë vit ka pasur aktivitete të shumta dhe të larmishme si asnjëherë më parë, duke shtuar se festivali i këtij lloji do të ndikoj tek bashkatdhetarët tanë të ruajnë lidhjet, rrënjët e traditat, por edhe të fuqizojnë identitetin kulturor.
Ky festival është organizuar nga OJQ “Mundësia” në bashkëpunim me OJQ Shoqata Multietnike e Grupeve të Grave të Rajonit të Mitrovicës dhe është mbështetur financiarisht përmes thirrjes publike nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Vlen të potencohet se pjesëmarrësit kanë pasur mundësinë të praktikojnë poçarinë, endjen me vek, punime nga druri, thurje, si dhe gatime të ndryshme tradicionale.