Lajme
Turneu në kujtim të Xhekit
- 10/06/2022
- By RTV Mitrovica
Në përkujtim të lojtarit të gjeneratës U-13 KF “Lushta”, Xhevat Jusufi, nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport do të organizoj turneun tradicional “Xheki’s Cup”.
Ky turne do të mbahet të shtunën (11.06.2022) duke filluar nga ora 09:30, për nder të futbollistit të gjeneratës U-13 Xhevat Jusufi- Xheki, në fushën sintetike që mban emrin e të ndjerit.