Lajme
Tubimi i parë publik i Kryetarit të Komunës për vitin 2023
- 02/06/2023
- By RTV Mitrovica

Tubimi i parë publik i Kryetarit të Komunës për vitin 2023
Me datën 15.06.2023, ditë e enjte, duke filluar nga ora 14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës do të mbahet tubimi i parë publik i Kryetarit të Komunës për vitin 2023.
Tubimi është i karakterit të hapur dhe mund të marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar, grupet e interesit apo organizatat që kanë interes në Komunë.
Ky tubim do të ketë këtë rend dite;
Raport mbi punën e ekzekutivit për gjashtëmujorin e parë të vitit 2023, si dhe
Propozime, sugjerime, komente dhe pyetje nga ana e të pranishmëve.
https://kk.rks-gov.net/…/18/2023/06/tubimi-publik.pdf
https://kk.rks-gov.net/…/upl…/sites/18/2023/06/Scan1.pdf