Lajme

Tre ndërmarrës të rinjë nga Mitrovica përfitojnë grante nga “Islamic Relief”

  • 16/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Tre ndërmarrës të rinjë nga Mitrovica kanë qenë në mesin e përfituesve të granteve që i ka shpërndarë Organizata “Islamic Relief” në kuadër të projektit të edukimit dhe ndërmarrësisë, në shpërndarjen e granteve në vlerë prej 50 mijë euro.

Në ceremoninë e organizuar të martën kanë marrë pjesë edhe Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunë, Ferdi Kadriu.

Përfitues të këtyre granteve nga Komuna e Mitrovicës janë tre ndërmarrës të rinj të cilëve iu nda shuma nga 5 mijë euro për secilin.

Kryetari Bedri Hamza, me këtë rast ka përgëzuar organizatën “Islamic Relief” në Kosovë dhe stafin e saj të mrekullueshëm për punën e jashtëzakonshme dhe për mbështetjen e tyre në fusha të ndryshme, me fokus bujqësinë dhe arsimin.

“Ndihem i nderuar që jam bashkë me juve. Islamic vazhdon të kontribuojë në fushën e arsimit. Vazhdimisht ka përkrahur edhe shëndetësinë dhe bujqësinë. Qëllimi është t’i adresojmë sfidat e ekonomisë siç është deficiti i lartë tregtar. Investimet në këto fusha janë që të zëvendësohen importet. Ne kemi nënshkruar memorandum që kalon vlerën e 300 mijë eurove. A ka ma mirë t’i shoh këta të rinj e të reja me ide, e që sot gëzojnë edhe mbështetje financiare”, është shprehur kryetari z. Hamza.

Komuna e Mitrovicës ditë më parë ka nënshkruar edhe memorandumin bashkëpunues me “Islamic Relief” që kalon vlerën e 300 mijë euro.