Lajme
Thirrje Publike për Rinovimet e Efiҫiencës në Njësitë e Banimit – Faza e tretë
- 23/02/2022
- By RTV Mitrovica
Thirrja për Aplikime për fazën e tretë dhe finale të Rinovimet për Efiҫiencë në Njësitë e Banimit (HER) tani është HAPUR.
Kjo thirrje është e hapur për të gjitha shtëpitë në Kosovë, sipas kushteve të përcaktuara në Thirrje, ka vlerë maksimale të grantit prej 6,500 euro dhe do të mbulojë deri në 50% të investimeve të planifikuara nga ekonomitë familjare.
Aplikimet do të vlerësohen në bazë të parimit “Kush aplikon i pari, shërbehet i pari”, prandaj APLIKO sa më shpejt të jetë e mundur për të financuar izolimin dhe/ose sistemin teknik me efiҫiencë të energjisë në shtëpinë tuaj.
Thirrja është e hapur deri më 30 prill 2022 ose deri në shterimin e burimeve financiare të akorduara për fazën e tretë.
Detaje të tjera gjeni në faqen e komunës.