Lajme
Thirrje publike për mbështetje financiare të OJQ-ve për projekte për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për vitin 2022
- 05/07/2022
- By RTV Mitrovica
Thirrje publike për mbështetje financiare të OJQ-ve për projekte për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për vitin 2022
Drejtoria e Administratës respektivisht Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore shpall thirrjen publike për mbështetje financiare për projektet/ programet e OJQ-ve për vitin 2022.
Përmes kësaj thirrje publike do të mbështeten organizatat joqeveritare që veprojnë në Komunën e Mitrovicës të cilat merren me mbrojtjen dhe promovimin e të Drejtave të Njeriut, të drejtat e Fëmijëve, Personave me Aftësi të Kufizuara, të drejtat e Komuniteteve, promovimin dhe avancimin e femrave në vendimmarrje, si dhe barazi gjinore.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 25.07.2022, ndërkaq procedurat se si duhet të aplikoni i gjeni të bashkangjitura përmes fotove.