Lajme

Thirrja për Mbledhjen e Rregullt të Kuvendit të Komunës – Seanca e 2-të

  • 03/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Në zbatim të nenit 43, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5, të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; anëtari më i moshuar i Kuvendit të Komunës për të enjten më dt. 09.12.2021:

T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës – Seanca e 2-të

Mbledhja do të ketë këtë REND DITE:
1.Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës
2.Propozim-vendim për formimin e Komitetit për Politikë dhe Financa

Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit duke filluar nga ora 10:00.