Lajme
Thirrja e mbledhjes solemne të Kuvendit të Komunës
- 02/03/2022
- By RTV Mitrovica
Thirrja e mbledhjes solemne të Kuvendit të Komunës
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Nr. 02-060/01-0018624/22 dt. 01.03.2022
Mitrovicë
Në zbatim të nenit 43, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 8, paragrafët: 1 dhe 2, të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 Për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 9, paragrafët: 1 dhe 3, nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, dhe nenit 55, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, në konsultim me Kryetarin e Komunës, në harmoni me Agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për aktivitetet e manifestimit “Epopeja e UÇK-së” 2022, në vazhdën e manifestimeve në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të shtunën më dt. 05.03.2022:
T H Ë R R E T
Mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës
Kushtuar “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënies heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri”
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 09:00.
Mitrovicë Kryesuesja e Kuvendit
Vesa BROJA