Lajme

Thirrja e mbledhjes solemne të Kuvendit të Komunës

  • 07/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Thirrja e mbledhjes solemne të Kuvendit të Komunës
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Nr. 02-060/01-0021250/22 dt. 07.03.2022
Mitrovicë
Në zbatim të nenit 43, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 8, paragrafët: 1 dhe 2, të Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 Për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 9, paragrafët: 1 dhe 3, nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, dhe nenit 55, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, në konsultim me Kryetarin e Komunës, për të martën më dt. 08.03.2022:
T H Ë R R E T
Mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës
Kushtuar “8 Marsit – Ditës së Gruas”
Mbledhja do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës duke filluar nga ora 10:00.
Mitrovicë Kryesuesja e Kuvendit
Vesa BROJA