Lajme

Thirrja e mbledhjes së 2-të të Komitetit për Komunitete

  • 21/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Thirrja e mbledhjes së 2-të të Komitetit për Komunitete

KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Komiteti për Komunitete
Nr. 02-060/0-0024865/22 dt. 15.03.2022
Mitrovicë

Në zbatim të nenit 51, paragrafi 2, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisje lokale; nenit 61, paragrafi 2, dhe nenit 62, të Statutit të Komunës; nenit 12, paragrafi 1, të Rregullores për punën e Kuvendit; nenit 14, paragrafi 3, të Rregullores për punën e komiteteve të Kuvendit; Kryesuesi i Komitetit për Komunistet për të premten më dt. 25.03.2022:

T H Ë R R E T
Mbledhjen rregullt të Komitetit për Komunitete
Mbledhja e 2-të

Mbledhja do të ketë këtë:

REND DITE:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Diskutim, përfshirja e komuniteteve në ndarjen bursave për studentë
3. Njoftim i gjendjes të përgjithshme të komuniteteve

Mbledhja do të mbahet në Sallën e Mediave duke filluar nga ora 14:00.
Mitrovicë

Kryesuesi i Komitetit
Jeton Rrahmani