Lajme
Temperaturat e larta, Maxhuni thirrje qytetarëve në ruajtjen e pyjeve nga zjarret
- 22/07/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2022/07/294642555_417540897074106_4602354454363956081_n.jpg)
Nisur nga fakti që temperaturat e larta e shtojnë rrezikun për zjarre, Drejtpria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Mitrovicës u bënë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar si masë preventive për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në fusha dhe pyje.
“Komuna e Mitrovicës posedon një sipërfaqe të madhe të pyjeve e kullosave, të cilat gjatë kësaj sezone janë të frekuentuara nga lëvizjet e qytetarëve që i shfrytëzojnë për piknik, andaj ne duhet ti ruajmë sepse ato janë resurse të çmuara”, ka thënë drejtori për Siguri dhe Emergjenca Bahtir Maxhuni duke shtuar se me qëllim të mbrojtjes së jetës së njerëzve, pasurisë, shtazëve dhe mjedisit nga zjarri, duhet që të gjithë qytetarët të ndërmarrin masa dhe veprime për evitimin e shkaqeve të zjarrit.