Lajme

Telegram ngushëllimi nga kryetari Hamza për familjen Syla

  • 05/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Syla me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hysni Syla.

“E nderuar familje Syla,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të më të dashurit tuaj, doajenit të gazetarisë, dhe zëdhënësit të Komunës së Mitrovicës, Hysni Syla.
Në emër të Komunës së Mitrovicës, shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta me rastin e kalimit në amshim të familjarit tuaj.
Kontributi i tij i çmuar për institucionin tonë, gazetarinë, letërsinë do të mbetet përherë në kujtimet tona.
Bashkëndjej me ju, miqtë dhe mbarë komunitetin e gazetarëve.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në telegramin ngushëllues të kryetarit Hamza.

Hysni Syla vdiq të mërkurën pasi u godit një ditë më herët nga një veturë në qendër të Mitrovicës.