Lajme
Teatri “Muharrem Qena” do të shfaqë Premierën e Komedisë “Një Vrasje e vogël Aksidentale”
- 12/02/2024
- By RTV Mitrovica

Teatri “Muharrem Qena” do të shfaqë Premierën e Komedisë “Një
Vrasje e vogël Aksidentale”
Teatri “Muharrem Qena” ju fton në premierën e komedisë “Një
Vrasje e vogel Aksidentale” e autorit francez me famë botërore Jean Pierre Martinez dhe në regji të Marigona Bekteshi Ferati.
“Tradhëtia bashkëshortore pa dashje, lehtë mund të dërgon edhe te vrasja pa dashje,” një komedi e situatave të pazakonta që përfshinë dy çifte, të cilët kanë tradhëtuar dhe vrasin pa dashje.
Me një kast të aktorëve tanë të njohur: Fisnik Ademi, Irena Aliu, Qendresa Kajtazi dhe Artan Hetemi.
Për muziken është kujdesur : Gezim Hasani, Skenografia: Shyqri Çeliku, Kostumet: Aferdita Statovci dhe grimi Laura Ymeri.
Ardian Kavaja – Organizator
Murat Kajtazi – Leka -Dizajni i Dritave
Lulzim Hasani – Mjeshtër Skene
Besmir Brahimi – Tonist
Fisnik Uka – Rekuizita
Faton Deliu – Punëtor Skene
Arben Sahiti – Punëtor Skene
Marketingu: Umbrella Group
Siç jeni të informuar, Qendra e Kulturës në Mitrovicë është duke u renovuar prandaj shfaqja do të realizohet në Teatrin “Adem Mikullovci” në qytetin e Vushtrrisë duke filluar nga ora 20:00.