Lajme
Teatri i qytetit të Mitrovicës rrëmben tri çmimet kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Maqedoninë e Veriut
- 12/07/2022
- By RTV Mitrovica
Teatri i qytetit të Mitrovicës rrëmben tri çmimet kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Maqedoninë e Veriut
Në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Aktori i Evropës” i mbajtur në Prespë të Maqedonisë së Veriut, shfaqja “Katër Epoletat” nga teatri i qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena” me regji të prof.Haqif Mulliqit dhe me një kastë të mrekullueshëm të aktorëve: Ismet Azemin, Basri Lushtakun dhe Adem Zhitopotokun, treguan një përformancë të jashtëzakonshme.
Juria profesionale e këtij festivali, në krye me aktorin e madh maqedonas, Meto Jovanovski vendosi që tri çmimet kryesore t’ua ndajë regjisorit dhe aktorëve të shfaqjes “Katër Epoletat”.
Kështu, Ismet Azemi, rrëmbeu çmimin kryesorë të festivalit: Aktori i Evropës 2022, Basri Lushtakut, çmimin për aktrim: Dionisi i Prespës 2022, ndërsa regjisori Haqif Mulliqi, çmimin si Regjisori më i mirë i Festivalit 2022.
Në fund, regjisori Haqif Mulliqi falenderoj drejtoreshën e DKRS znj.Valdete Idrizi për mbështetje të shfaqjes si dhe z.Sabit Sheremeti U.d. drejtor i Teatrit për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm.