Lajme
Teatri i Mitrovicës ftohet të merr pjesë në një festival ndërkombëtar të teatrit në Prespa të Maqedonisë
- 06/07/2022
- By RTV Mitrovica
Teatri i Mitrovicës ftohet të merr pjesë në një festival ndërkombëtar të teatrit në Prespa të Maqedonisë
Teatri i qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena”, për herë të parë do të bëhet pjesë e festivalit ndërkombëtar të teatrove “Aktori i Evropës”, në Prespa të Maqedonisë.
Sabit Sheremeti, ud. i drejtorit të Teatrit të qytetit, ka thënë se është datë historike për teatrin e qytetit sepse është hera e parë që marrin pjesë si trup teatrale në një festival ndërkombëtar.
Teatri nga Mitrovica, do të përformojë shfaqjen “Katër Epoletat”, me regji të prof. Haqif Mulliqi, muzika, Haki Mulliqi, ndërsa aktorë të shfaqjes do të jenë Basri Lushtaku, Ismet Azemi dhe Adem Zhitopotoku.