Lajme

Të shtunën mbahet “Testit i Arritshmërisë” me klasat e nënta

  • 01/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share
Foto ilustrim

 

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë ka njoftuar “Testi i Arritshmërisë” me klasat e nënta do të mbahet të shtunën me 4 Qershor.

Testi do të mbahet në objektet e shkollave të mesme të larta të qytetit duke filluar nga ora 10.

Këtij testi do t’iu nënshtrohen gjithsej 1100 semimaturantë të 29 shkollave të Mesme të Ulëta të Mitrovicës, 3 prej tyre të pjesës veriore (nxënësit e shkollave të Çabrës, Bistricës dhe Boletinit) dhe 1 (nxënësit e Lidership Akademi).

DKA-ja thot se i ka kryer të gjitha përgatitjet teknike për mbajtjen e testit.

“Testi do të filloj nga ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30, ndërkaq administrimin do të bëjnë mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta të komunës sonë”.

“Janë gjithsej këto 8 qendra ku do të mbahet testimi.

Për Qendrën nr. 1 testi mbahet në ShMLE “Hasan Prishtina”
Për Qendrën nr. 2 testi mbahet ShMLM “Xheladin Deda”
Për Qendrën nr. 3 testi mbahet ShMLM “Xheladin Deda”
Për Qendrën nr. 4 testi mbahet Gjimnazi “Frang Bardhi”
Për Qendrën nr. 5 testi mbahet Gjimnazi “Frang Bardhi”
Për Qendrën nr. 6 testi mbahet Gjimnazi “Frang Bardhi”
Për Qendrën nr. 7 testi mbahet ShMLT “Arkitekt Sinani”
Për Qendrën nr. 8 testi mbahet ShMLT “Arkitekt Sinani”, thuhet në njoftimin e DKA-së.