Lajme
Javën që vjen në Mitrovicë organizohet Panairi i Punës
- 13/09/2023
- By RTV Mitrovica
Foto: Gezim Ferati
Të martën më 19 Shtator, në Mitrovicë do të mbahet Panairi i Punës.
Me këtë rast Komuna e Mitrovicës, përkatësisht kryetari Bedri Hamza nëpërmjet një ftese publike, u ka bërë thirrje pronarëve të bizneseve që të marrin pjesë në këtë panair.
“Panairi i Punës në Mitrovicë është një mundësi e mirë që ju të prezantoni mundësitë potenciale për punësim, në frymën e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit tonë, për të adresuar bashkërisht sfidat dhe mundësitë që kemi përballë,” thuhet në ftesën e Hamzës drejtuar pronarëve/eve të biznesit.
Panairi i Punës është një aktivitet që organizohet për disa vite me radhë në Mitrovicë.
Sivjet do të mbahet në Shëshin “Adem Jashari” në Mitrovicë duke filluar nga ora 09:00.