Lajme
Të Hënën në Mitrovicë shënohet Dita e Dëshmorëve
- 04/06/2022
- By RTV Mitrovica
Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës, Bedri Hamza, dhe në bashkëpunim me Shoqatat e Dalura nga Lufta e UÇK-së, degët në Mitrovicë, me datën 06.06.2022 do të organizohen aktivitete me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Mitrovicës.
Nga Komuna e Mitrovicës njoftojnë se në ora 10:30 do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Shipol.