Lajme

Takimi publik me qytetarë

  • 20/12/2024
  • By RTV Mitrovica
Takimi publik me qytetarë
Share

Në Komunën e Mitrovicës u mbajt takimi publik me qytetarë për vitin 2024.

Aty u fol për të arriturat e komunës gjatë vitit ndërsa qytetarët shpalosën kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, i cili theksoi disa nga arritjet kryesore të qeverisjes lokale gjatë vitit 2024. Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe theksoi se, falë takimeve të mëparshme dhe dëgjimeve buxhetore, sipas mundësive financiare janë realizuar projekte të propozuara nga qytetarët dhe përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave.

Nënkryetari Tahiri shtoi se kërkesat e qytetarëve do të vazhdojnë të përfshihen edhe në buxhetin e vitit 2025.

Gjatë takimit, pjesëmarrësit ngritën pyetje dhe shqetësime, duke kërkuar sqarime lidhur me punën e ekzekutivit dhe zhvillimet e vitit 2024.
Nënkryetari Tahiri iu përgjigj çdo pyetjeje dhe komentoi kërkesat e shtruara.
Në përmbyllje, nënkryetari Tahiri theksoi rëndësinë e këtyre takimeve publike, duke u shprehur se ky proces i bashkëbisedimit është i domosdoshëm për të mbajtur ekzekutivin të fokusuar në detyrimet dhe përgjegjësitë e tij, dhe për të realizuar projekte që sigurojnë mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës.