Lajme

Tahiri: Mitrovica po kalon kohën më të vështirë prej periudhës së luftës

  • 21/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Arian Tahiri në një postim në Facebook ka folur për gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalon qyteti i Mitrovicës, pas vërshimeve të mëdha që ndodhën sëfundmi. Ai thot se Mitrovica po kalon kohën më të vështirë prej periudhës së luftës.

“Vërshimet që filluan nga lumi Lushta, e më pas edhe nga lumi Ibër dhe Sitnica e përfshin pjesën kryesore të qytetit duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën publike, pronat private, duke përfshirë shtëpitë, automjetet dhe gjërat e tjera materiale, gjithashtu një numer i madh i bizneseve janë shumë të dëmtuara,” ka shkruar Tahiri.

Tahiri vlerëson angazhimin dhe solidarizimin e qytetarëve e po ashtu edhe angazhimin e klubit të zhytjes “Trepça”, policisë së Kosovës, ushtrisë së Kosovës, organizatave bamirëse dhe operatorëve ekonomik në mbrojtje të familjeve dhe qytetit.

“Bashkë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës z.Bedri Hamza dhe stafin e komunës jemi gjatë të gjithë kohës në teren duke e përcjellur situatën dhe me të gjitha kapacitetet tona si Komunë e Mitrovicës jemi në ndihmë për qytetarët,” shtoi ai. “Mitrovica ka nevojë për mbështetje dhe mobilizim shtesë, të bashkuar do ta kalojmë këtë sfidë dhe do ta rindërtojmë qytetin tonë,” përfundon Tahiri.