Lajme

‘Stop drogave në shkolla’: policia në Mitrovicë mban ligjërata për nxënësit

  • 19/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Nën moton “Stop drogave në shkolla” zyrtarët policorë në Mitrovicë po mbajnë ligjërata në shkolla.

Qëllimi i kësaj fushate është vetëdijsimi i nxënësve për këtë dukuri negative.

“Këto ligjërata po mbahen nga zyrtarë të policisë në komunitet dhe zyrtar policorë të fushës përkatëse të njësisë së antidrogave. Ligjëratat po mbahen në synim të ofrimit të njohurive shtesë për nxënësit për pasojat, ndikimin dhe rreziqet qe sjellin drogat si te individi ashtu edhe te shoqëria, ” thuhet në një njoftim të policisë.

Përveç ligjëratave nxënësve po u shpërndahen edhe broshura me përmbajtje vetëdijesimi për drogën.