Lajme
Sot dhe nesër, mot i vranët e me shi
- 06/10/2021
- By RTV Mitrovica
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Të enjten vranësirat do të jenë më aktive gjë që edhe reshjet e shiut parashihen më intensive. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë.
Për sot në Mitrovicë temperaturat maksimale parashihet të arrijnë në 18 gradë Celsius ndërsa të enjten parashihet të jenë 9 gradë Celsius minimalet dhe 13 gradë Celsius maksimalet e ditës.