Lajme

Sot 27 vjet nga rënia heroike e Mehë Ukës

  • 29/12/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Buqeta lulesh u vendosën pranë shtatores së Mehë Ukës në sheshin qëndror të Mitrovicës, shesh ky që e mbanë emrin e heroit.

Sot është 27 vjetori i rënies së tij.

Drejtues komunal e veteranë të UÇK-së në Mitrovicë, bënë homazhe pranë shtatores ndërsa përkujtuan figurën e ndritur e veprën sublime të Mehë Ukës.

“Sot përkujtojmë sakrificën dhe veprën e tij për liri dhe pavarësi, si dhe luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,” tha Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza.

Mehë Uka u vra më 28 dhjetor të vitit 1996.