Lajme

Sopranoja Elbenita Kajtazi sot në Mitrovicë

  • 16/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza dhe Drejtoresha për Kulturë Valdete Idrizi pritën sot në takim sopranon mitrovicase me karrierë ndërkombëtare Elbenita Kajtazi

Kryetari Hamza pasi i uroji mirëseardhje artistes sonë u shpreh se arti dhe kultura janë një instrument i fuqishëm për promovimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare dhe ndihet jashtëzakonisht krenar më të arriturat e sopranos Elbenita Kajtazi e cila i ka dhënë madhështi skenës se operës në cilëndo shfaqje ku ajo ka performuar.

“Ndihem shumë i nderuar me vizitën tuaj, suksesi juaj dhe i të rinjve tanë janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë, andaj edhe ne si institucione do të bëjmë çmos që të përkrahim kulturën dhe talentet e rinj që ti pushtojnë skenat e mëdha botërore”, shtoj kryetari Hamza.

Ndërsa, sopranoja Elbenita Kajtazi, ka theksuar së ka qenë ëndërr e saj që ta përfaqësoj vendin në skenat ndërkombëtare të operës, andaj akoma më shumë do të bëjë përpjekje që të promovohen artistët dhe vlerat kulturore të Kosovës.