Lajme
“Solid” dhuron 600 palë këpucë për familjet e prekura nga vërshimet
- 04/02/2023
- By RTV Mitrovica
Fabrika e këpucëve “Solid” do të dhuroj 600 palë këpucë për familjet që pësuan nga vërshimet e 19 Janarit në Mitrovicë.
Kjo u bë e ditur pas një takimi që pronari i fabrikës Ahmet Kuçi pati me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
“Afaristi Kuçi ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e tij që të dhuroj 600 palë këpucë për familjet që kanë pasur dëme në shtëpitë e tyre,” thuhet në një njoftim të Komunës së Mitrovicës.
Kryetari z.Hamza, ka falënderuar afaristin, z.Kuçi për solidaritetin e tij që t’i dalë në ndihmë komunës dhe qytetarëve të Mitrovicës, thuhet në njoftim.