Lajme
Siguria në trafikun rrugor: Policia shton aktivitetet
- 12/01/2022
- By RTV Mitrovica
Polica e Kosovës në Jug të Mitrovicës ka shtuar aktivitetet me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafik.
“Gjatë ditës së sotme, njësitet policore përfshirë Njësinë e Trafikut Rajonal dhe njësitet tjera në nivel të stacioneve policore kanë filluar të shpërndajnë fletushka me porosi dhe këshilla për drejtuesit e automjeteve gjatë ngasjes në rrugë në kushte dimri. Përmes këtyre fletushkave synohet të vetëdijesohen pjesëmarrësit në trafik, në veçanti ngasësit e automjeteve për kujdesie të shtuar gjatë ngasjes në rrugë në kushte bore e ngrica.”
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për Sigurinë në Trafik.