Lajme
Shtyhet afati për aplikim për subvencione nga Ministria e Bujqësisë
- 26/05/2022
- By RTV Mitrovica
Shtyhet afati për aplikim për subvencione nga Ministria e Bujqësisë
Komuna e Mitrovicës njofton qytetarët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim ta shtyj afatin për aplikim për Pagesa Direkte – Subvencione nga data 26.05.2022 deri me datën 01.06.2022 në ora 16:00.
Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në ueb faqen e MBPZhR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në ueb faqen e AZhB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në drejtorinë komunale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.