Lajme

Shtohet numri i analizave në laboratorin e analizave të QKMF-së në Mitrovicë

  • 09/07/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës ka njoftuar se që nga kjo javë në laboratorin e analizave të QKMF-së për herë të parë mund të kryhen edhe analizat laboratorike si: GGT, a-Amilaza dhe Acidi Urik (UA).

Drejtori për Shëndetësi, Fahri Shabani, theksoi se numri i shërbimeve të analizave është rritur si rezultat i angazhimit dhe profesionalizmit të personelit shëndetësor të laboratorit të QKMF-së dhe furnizimit të mirë me reagjensa, materiale mjekësore dhe aparatura nga ana e Drejtorisë për Shëndetësi të komunës së Mitrovicës.

“Zgjerimi i gamës së analizave në QKMF është në kuadër të realizimit të planit të punës së drejtorisë për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kujdesin Parësor Shëndetsor të Mitrovicës,” thuhet në njoftim.

Në QKMF-në e Mitrovicës tashmë mund të kryhen 45 lloje analizash.