Lajme

“Shterohet Ibri”

  • 23/07/2023
  • By RTV Mitrovica
Share
Foto: Mic Hetemi

Qytetarët e Mitrovicës u alarmuan kur mëngjesin e sotëm panë lumin Ibër fare pa ujë.

Mediet lokale raportuan se “uji është reduktuar pasi po kërkohet trupi i një gruaje që ka rënë sot në Ujman.”

Ndërkohë pak minuta më parë Komuna e Mitrovicës doli me një sqarim ku tha se në bazë të informatave që kanë marrë nga autoritetet, uji është ndalur për shkak të punimeve në Ujman.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit autoritetet e Komunës së Mitrovicës janë përballur me ndaljen e rrjedhës së ujit nëpër shtratin e lumit Ibër e cila ka shkaktuar edhe shterrjen e lumit. Rrezikimi i furnizimit me ujë të pijes për Rajonin e Mitrovicës në këto temperatura të larta, rrezikimi i ekosistemit të lumit Ibër janë alarmuese për ne si institucion i Komunës së Mitrovicës. Komuna e Mitrovices ka kërkuar sqarim dhe sipas informatave nga organet kompetente arsyeja e mungesës së ujit është për shkak të punimeve të zhvilluara në Liqenin e Ujmanit,” thuhet në njoftim.

Kohën e fundit janë shpeshtuar rastet e reduktimit të ujit në lumin Ibër.