Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
ShSKUK: Pas një kohe të gjatë asnjë pacient në mjekim intensiv nga Covid-19 — RTV Mitrovica
Lajme

ShSKUK: Pas një kohe të gjatë asnjë pacient në mjekim intensiv nga Covid-19

  • 20/11/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Pas një kohe të gjatë që nga fillimi i Pandemisë së Covid-19, në mjekimin intensiv të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, nuk ka pacientë me Covid-19, thuhet në njoftim në FB të ShKUK-së.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 20 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë