Lajme
SHSKUK: 18 pacientë me Covid-19 dhe 13 post-Covid në trajtim
- 11/03/2022
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2021/11/201489656_2927286604254793_8876205426194695181_n.jpg)
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 18 pacientë të konfirmuar me Covid-19.
Në trajtim mjekësor janë edhe 13 pacientë të tjerë post-Covid-19.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 24 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 15 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Nuk raportohet për ndonjë pacient me COVID 19 apo post Covid që po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës.