Lajme

“Shqipet e Vogla” të Mitrovicës, mysafirë në Inegyl të Turqisë

  • 09/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Me ftesë të kryetarit të komunës së Inegylit z. Alper Taban, një delegacion i komunës së Mitrovicës, udhëhequr nga drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport znj. Valdete Idrizi, shoqëruar nga Ansambli i fëmijëve “Shqipet e Vogla”, mori pjesë në festën e madhe të këtij qyteti, ditën e çlirimit.

Vallëtarët nga Mitrovica ishin mysafirë special të cilët me performancën e tyre të veçantë u mirëpritën me duartrokitje të gjata nga publiku i madh turk.

Përveç festës drejtoresha znj. Idrizi bashkë me delegacionin u prit nga kryetari z. Taban, e më pas ajo bashkë me shefin e kulturës z. Arbër Hajra patën takime dhe vizita në Institucione Kulturore e turistike.

Drejtoresha znj.Idrizi në emër të komunës së Mitrovicës falenderoi kryetarin z. Taban për ftesën e mikpritjen, dhe shtoi tutje që qytetet tona tashmë të binjakëzuara, do të thellojnë bashkëpunimin edhe më shumë.

Drejtoresha znj.Idrizi falenderoi Ansamblin “Shqipet e Vogla”, në krye me Ylberina Bekteshin dhe Floriana Aliun, për një paraqitje tejet dinjitoze në Turqi.