Lajme
Shpërndahen pako ushqimore me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit
- 14/03/2024
- By RTV Mitrovica
Shpërndahen pako ushqimore me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit
Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me nevojë, për nder të Muajit të Ramazanit.
Me rastin e shpërndarjës së këtyre pakove drejtoresha e Mirëqenies Sociale znj. Drita Ibrahimi ka falenderuar organizatën Islamic Relief dhe Chatar Charity për ndihmat e ofruara.
Këto organizata për familjet me astistencë sociale kanë ofruar nga 250 pako ushqimore.
Përzgjedhja e familjeve është bërë përmes listave të ofruara nga Qendra për Punë Sociale.