Lajme

Shpërndahen 300 komposterë shtëpiakë

  • 08/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

300 komposterë shtëpiak janë shpërndarë sot nga Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Mitrovicë, nga një projekt i financuar nga organizata gjermane Giz.

Nga komuna e Mitrovicës bëjnë të ditur se komposterët janë dhuruar për institucionet shkollore, duke përfshirë Qendrën Burimore “Nëna Terezë”, OJQ të ndryshme si Diakonie, Handikos dhe Doën Syndrom Kosova, për disa ambientalistë, si dhe përfaqësuesve të fshatrave Bare, Mazhiq, Stan Tërg, Zhabar i Poshtëm/ Epërm, Pirq dhe Vinarc.

Drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, ka thënë se projekti ka për qëllim avancimin në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave.

“kompostimi mundëson reduktimin e rrymës së mbeturinave direkt në burim dhe pa kosto shtesë, ku secila familje mund të kontribuoj në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit, përmes kompostimit të ushqimit dhe mbetjeve bimore”, ka thënë Sadiku.

Në njoftimin e komunës është bashkangjitur edhe një link se si bëhet komposti në praktikë.