Lajme

Shpërndahen 127 Motokultivatorë për bujqit e qytetit të Mitrovicës

  • 02/04/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Shpërndahen 127 Motokultivatorë për bujqit e qytetit të Mitrovicës

127 motokultivatorë janë shpërndarë për bujqit e qytetit të Mitrovicës si mjet i rëndësishëm për të lehtësuar punën e tyre dhe për të rritur prodhimin e bimeve ushqimore.

Gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve bujqësore, të pranishëm ishin kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nenkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, dhe drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Ferdi Kadriu.

Kryetari Hamza, i ka uruar punëtorët përfitues për kontributin e tyre në zhvillimin e bujqësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar mbështetjen dhe investimin në bujqësi, duke siguruar resurse dhe mjete të nevojshme për përmirësimin e kushteve bujqësore dhe për të rritur bujqësinë productive.

Përfituesit e këtyre motokultivatorëve u shprehen të lumtur për mundësinë e ofruar dhe premtojnë që do të punojnë me zell dhe përkushtim për të përfituar maksimumin nga këto burime të reja për zhvillimin e vazhdueshëm të bujqësisë në qytetin tonë.