Lajme
Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli” të gatshëm në ndërtimin e 5 shtëpive në Mitrovicë
- 10/05/2023
- By RTV Mitrovica
Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli” të gatshëm në ndërtimin e 5 shtëpive në Mitrovicë
Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, ka mirëpritur në vizitë z. Halil Kastrati me bashkëpunëtorët e tij nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, dhe përfaqësuesit e fondacionit “Behgjet Pacolli”.
Kryetari Hamza, i shoqëruar nga z. Kastrati, vizituan shtëpitë e prekura nga vërshimet në qytetin e Mitrovicës, me ç’rast z. Halil Kastrati, me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe përfaqësuesit e fondacionit “Behgjet Pacolli”, kanë shprehur gatishmërinë e ndërtimit të 5 shtëpive në ndihmë të qytetit të Mitrovicës.
Tutje, kryetari Hamza, ka falënderuar humanistin z. Kastrati, Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe fondacionin “Behgjet Pacolli” për bashkëpunim dhe për vazhdimin e projekteve të cilat pritet të fillojnë të realizohen.