Lajme
Shkollat fillore të Mitrovicës pjesë e testit ndërkombëtar ICILS
- 18/05/2023
- By RTV Mitrovica

Shkollat fillore të Mitrovicës pjesë e testit ndërkombëtar ICILS
Gjatë ditës së sotme drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, znj. Drita Kadriu me bashkëpunëtorët e saj u takua me koordinatorët e shkollave për testin ndërkombëtar ICILS.
Këtij testi do t’i nënshtrohen nxënësit e tetë shkollave (7 shkolla të Mitrovicës dhe 1 Zubin Potokut).
Ky test mbahet me nxënësit e klasave të teta dhe mat njohuritë në fushën e teknologjisë dhe hulumtimit.
Me këtë rast, drejtoresha Kadriu, ka falënderuar mësimdhënësit e TIK-ut, në Gjimnazin “Frang Bardhi”, që kanë shprehur gatishmërinë e plotë për ofrimin e përkrahjes së komunës në të gjitha llojet e vlerësimit.
“Suksese nxënësve dhe koordinatorëve të shkollave si dhe znj. Njomza Hamza, që me profesionalizëm realizon aktivitetet dhe punën e saj”, është shprehur drejtoresha Kadriu.