Lajme
Shkolla e Muzikës “Tefta Tashko” mban koncert festiv kushtuar 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
- 15/02/2023
- By RTV Mitrovica

Shkolla e Muzikës “Tefta Tashko” mban koncert festiv kushtuar 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Për nder të 15 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, në muzeun e qytetit të Mitrovicës u mbajt koncert festiv nga shkolla e muzikës “Tefta Tashko”.
Pjesëmarrëse në këtë koncert ishte edhe drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, znj. Valdete Idrizi si dhe shumë adhurues të muzikës.
Në këtë koncert performuan talentët e rinjë të muzikës si: Orges Morina, Tuana Boshnjaku, Hera Mehmeti, Yll Pllana, Era Mehmeti, Art Jashari, Oldion Musliu, Azra Vitaku, Unika dhe Jetika Pllana, Ajes Vitaku, Leona Ferati, Qendresa Tahiri, Blenda Kelmendi, Adem Beqiri, Erëza Thaqi dhe Dafina Asllani.
Përmbyllja e këtij koncerti është bërë nga kori i shkollës së mesme të cilët interpretuan këngën “Për Mëmëdhenë”, duke dhuruar kështu emocione të jashtëzakonshme për të gjithë të pranishmit.