Lajme

Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë shënoi 77 vjetorin e themelimit të saj

  • 28/02/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë shënoi 77 vjetorin e themelimit të saj

Me një manifestim dinjitoz dje është shënuar 77 vjetori i Shkollës së Mesme të Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë. Ku për nder të kësaj dite është bërë hapja e panairit të shkollës, si dhe është përuruar Qendra për Orientim në Karrierë.

Në shënimin e përvjetorit të shkollës, morën pjesë drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj.Drita Kadriu, së bashku me zyrtarë nga DKA-ja, drejtori i SHMLT “Arkitekt Sinani”, z.Sami Rama, mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, përfaqësues të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, përfaqësues nga Policia e Kosovës, si dhe mysafir tjerë.

Në fjalën e saj, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, znj.Drita Kadriu, ka uruar nxënësit e mësimdhënësit e SHMLT “Arkitekt Sinani” për ditën e shkollës, duke thënë se këtë ngjarje po e shënojmë me sukseset e tyre të arritura gjatë vitit shkollor 2022/2023.

Ndërkaq para të pranishmëve për historikun e shkollës dhe punën e frytshme edukativo-arsimore që është bërë gjatë këtyre viteve, ka folur drejtori i shkollës, z.Sami Rama.

Në fund është bërë edhe hapja e panairit të shkollës me punimet e realizuara nga vetë nxënësit e kësaj shkolle, si dhe përurimi i Qendrës për Orientim në Karrierë.