Lajme

Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “Arkitekt Sinani” hap panairin e shkollës

  • 27/02/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Shkolla e Mesme Teknike  “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë, në përvjetorin e shkollës të martën (27.02.2024) ka hapur një panair.

 

Në një fjalë rasti në ceremoni drejtoresha komunale e arsimit në komunë,  Drita Kadriu, tha se atë çfarë sot po shohim nga shkolla teknike, është fiks ajo ku zemra ime, shpirti im dhe vizioni im dëshiron ta shoh, kjo falë angazhimit të mësimdhënësve për të kontribuar në transformimin pozitiv të kësaj shkolle.

“Objektivi jonë i qeverisjes është zhvillimi i shkollës së mesme teknike, dhe objektivë e këtij zhvillimi është sjellja e nxënësit në qendër duke i përgatitur ata për tregun e punës në profilet që posedon shkolla si dhe duke hartuar gradualisht profilet e reja sipas kërkesave” është shprehur drejtoresha Kadriu.

Po ashtu, ministrja e Arsimit nga Kantoni i Bernit, znj.Christine Haesler, ka dërguar një video mesazh duke ofruar gatishmëri për bashkëpunim.