Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve në Komunën e Mitrovicës

  • 09/04/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve në Komunën e Mitrovicës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me ambasadorin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog, vizituan komunitetin rom, me ç ‘rast shprehën solidaritetin dhe përkrahjen e tyre për këtë komunitet, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së përhershme për të adresuar sfidat që ata përballen.

Kryetari i komunës, z.Hamza, në këtë rast, tha se në këtë ditë vlerësojmë kontributin e komunitetit rom në kulturën globale dhe synojmë për të rritur ndërgjegjësimin për sfidat me të cilat ata përballen.

“Duke punuar së bashku, ne mund të ndërtojmë një shoqëri më të barabartë dhe të përfshirë për të gjithë”, është shprehur kryetari Hamza.

Ndërsa ambasadori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Szunyog, tha se Bashkimi Evropian mbështet plotësisht të drejtat dhe nevojat e komunitetit rom duke u siguruar që ata të njihen si qytetarë të barabartë me të drejta të barabarta.