Lajme
Mitrovicë: Dita e Bibliotekës dhe 23 vjetori i vrasjes së veprimtarit Latif Berisha
- 24/03/2022
- By RTV Mitrovica
Në objektin e bibliotekës së qytetit “Latif Berisha” është shënuar dita e themelimit të kësaj biblioteke, njëkohësisht edhe dita e vrasjes së veprimtarit të shquar, profesorit Latif Berisha.
Nënkryetari Tahiri, theksoi se përtej asaj që ndjen krenari për kontributin dhe punën e bibliotekës, ndjen krenari për veprën e madhe të profesorit Latif Berisha në edukimin e brezave, si dhe në jetësimin e ëndrrës për liri, shtet dhe demokraci të cilën në e gëzojmë sot.
“Sot 23 vite më parë në mënyrë ç’ njerëzore dhe barbare nga forcat okupatore është shuar nga jeta profesori Latif Berisha, vetëm e vetëm që për shkak se me idetë, punën dhe angazhimin e tij besonte se kombi shqiptar duhet të ngritët dhe avancohet”, tha nënkryetari Tahiri.
Gjithashtu ai në fjalën e tij ka thënë se Komuna e Mitrovicës do të ofroj mbështetje në edukimin e brezave dhe do të fokusohet maksimalisht të përkrahin bibliotekën e qytetit, pasi që aktualisht kushtet në të cilat po vepron nuk janë të mira.
“Si qeverisje e re jemi duke e dhënë maksimumin që të sigurojmë një financim në mënyrë që Mitrovicës ti sjellim një objekt të ri të bibliotekës, objekt ky që do ti plotësoj të gjitha kushtet moderne për zhvillimin e aktiviteteve të punës”, shtoi ndër të tjerash nënkryetari Tahiri.