Lajme

Shënohet 72 vjetori i Muzeut të Mitrovicës

  • 11/06/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Shënohet 72 vjetori i Muzeut të Mitrovicës

Gjatë mbrëmjes së kaluar në praninë e drejtorëve komunal, stafit të muzeut të qytetit, mysafireve të shumtë e qytetarëve është manifestuar përvjetori i muzeut të qytetit të Mitrovicës.
Në kuadër të këtij manifestimi kishte diskutime muzeale, performanca muzikore nga Rina Ferri Ademi & Arben Ademi si dhe Anisa Suhodolli Mujka & Erhan Mujka.

Gjatë kësaj mbëmje u hap ekspozita tematike “Çiknia Jonë” me autore Elena Gallina dhe kurator Engjëll Berisha.

Koncepti i ekspozitës përmban praktikën e shkëmbimit të pecetave mes vajzave në Kosovë, që daton qysh nga vitet ’60. Për këtë, artistja Elena Gallina ka intervistuar, hulumtuar dhe ka mbledhur të dhëna nga gjenerata të ndryshme vajzash dhe grash për të kuptuar rëndësinë e shkëmbimit, ruajtjes dhe trashëgimisë së pecetave me ilustrime shumëngjyrëshe mes gjysheve, tezeve, motrave dhe shoqeve.