Lajme
Shënohet 35 vjetori i grevës së minatorëve të “Trepçës”
- 20/02/2024
- By RTV Mitrovica

Shënohet 35 vjetori i grevës së minatorëve të “Trepçës”
Sot me një ceremoni solemne, në Stan Tërg, në objektin e minierës së “Trepçës” është hapur manifestimi “Java e Minatorëve”, kushtuar grevës së lavdishme të minatorëve të Trepçës, të vitit 1989.
Në shënimin e kësaj ngjarjeje historike të minatorëve morën pjesë nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Arian Tahiri, kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, zëvendës ministri i Ekonomisë, z. Getoar Mjeku, Kryeshefi i Ndërmarrjes “Trepça”, z. Bashkim Kurti, deputetë, përfaqësues të subjekteve politike, drejtor të drejtorive komunale, minatorë grevistë dhe minatorë aktual.
Në fjalën e tij, nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, tha se 35 vite më parë u lëkundën themelet e Jugosllavisë, pikërisht nga greva e minatorëve të Trepçës, ku nga ajo ditë miniera e Trepçës mori edhe vëmendjen politike, përveç rëndësisë ekonomike që kishte. Kjo pasi, nga ajo kohë grevash, nisi të ndryshojë gjithçka.
“Për të gjithë ne, ato kohë njihen si ditë të sakrificës dhe rezistencës, që i dhanë motiv edhe organizimeve të tjera për liri dhe pavarësi dhe sot u hap “Java e Minatorëve” e cila mbahet çdo vit për t’u dhënë mirënjohjen e merituar gjithë minatorëve” ka shtuar nënkryetari Tahiri.
Me fat “Java e Minatorëve”.