Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Shënohet 25 vjetori i Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë — RTV Mitrovica
Lajme

Shënohet 25 vjetori i Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë

  • 06/06/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Shënohet 25 vjetori i Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë

Me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë, Drejtues të Komunës së Mitrovicës, familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe sot në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol.

Për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së, të gjithë ata që luftuan, në veçanti për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe familjeve të tyre, kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin z.Arian Tahiri, kryesuesen e Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja, drejtorë të drejtorive komunale, kanë bërë homazhe duke vendos buqeta me lule të freskëta, në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Pjesëmarrës në këto homazhe ishin edhe përfaqësues të institucioneve tjera lokale, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë.
Në fjalën e tij, kryetari z. Bedri Hamza, tha se jemi mbledh sot, si në çdo vit tjetër, për ta nderuar veprën dhe figurën e trimave të kësaj ane, në Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës.

“Mitrovica i ka dhënë shumë Kosovës, në çdo etapë të ekzistencës së saj. Por trimëria dhe flijimi i dëshmorëve në luftën e fundit, është traseja më e dhimbshme e vendit tonë, në rrugën e gjatë të përpjekjeve, për të realizuar të drejtën e të jetuarit të lirë.”, është shprehur ndër të tjerash kryetari z.Hamza.

Më tutje ai theksoi se kjo liri që po e gëzojmë sot është dhurata më domethënëse e vet ekzistencës tonë, dhuratë kjo që ata e paguan me çmimin më të shtrenjtë- vet jetën.

“Dëshmorët e Mitrovicës, martirët dhe civilët janë gurthemeli i vet ekzistencës tonë, janë garanca e dhënë me detyrën me të shtrenjtë- flijimin, që ne sot të jetojmë të lirë dhe të pavarur, të punojmë e zhvillohemi. Sot dhe çdo ditë përulemi përpara veprës heroike të Dëshmorëve të Mitrovicës. Lavdi!”, tha ndër të tjerash kryetari z.Hamza.

Ky përvjetor u organizua nga Komuna e Mitrovicës, përkatësisht nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës.