Lajme
Sfeçla: Sulmohet Policia e Kosovës në veri
- 15/04/2022
- By RTV Mitrovica
Ministri i Punëvë të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjësit është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit, derisa po shkonin për të marrë detyrën në pikat kuftiare.
“Faktet tregojnë se ky akt terrorist është kryer me granatë dore dhe AK47 dhe se ka qenë i drejtuar ndaj disa policëve të Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare,” ka thënë Sfeçla gjatë një konference të jashtëzakonshme për medie bashkë me Drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Ministri Sveçla ka thënë se tri ditët e fundit kanë ndodhur katër sulme ndaj policëve të Kosovës në veri.
Ai tha se qëllimi i Institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rend dhe ligj dhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin pa dallim dhe diskriminim të çfarëdo kategorie do të vazhdoj me ngulm dhe do të jemi të suksesshme në të drejtën tonë.
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se sulmet kanë ndodhur në mënyrë sistematike ku së pari janë përdorur iriqët në rrugë, sulmi me gurë, gjuajtja me armë dhe në fund gjuajtja në patrullën e Policisë së Kosovës.