Lajme

Sërish arrestim për bixhoz në Skenderaj

  • 02/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Foto ilustrim
Share
Foto ilustrim

 

Policia në Skenderaj, mbrëmë (01 shkurt 2022) kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave te siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme te lojërave te fatit. “ thot policia.

Po ashtu bëhet e ditur se “në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre (3) televizor, tre (3 ) kompjuter, dy (2) printerë, tiketa të basteve dhe një shumë e parave”

Pas interviztimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar ndërsa ndaj tij është inicuar rasti për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.