Lajme
Sadiku: larguam dy deponi mbeturinash në qytet
- 25/03/2022
- By RTV Mitrovica
Drejtori për Mjedis në Komunën e Mitrovicës, Egzon Sadiku në një postim në Facebook ka thënë se kanë larguar dy deponi mbeturinash në qytet.
Sadiku ka përmendur një deponi në qendër të qytetit, pranë qendrës së vjetër tregtare dhe një tjetër tek hyrja e stadiumit Riza Lushta për të cilat tha se u larguan që aty.
“Largohen dy deponi ilegale te mbeturinave, njëra prej tyre ne qendër te qytetit.
Sot gjatë ditës së bashku me Drejtorinë e DSHPI-së dhe atë të Inspekcionit hoqëm dy deponi ilegale të mbeturinave, njëra tek hyrja e stadionit Riza Lushta, dhe tjetra në qendër të qytetit, pas Grammy’s apo pranë qendrës së vjetër tregtare.
I papranueshëm është fakti që kjo deponi ilegale e mbeturinave është krijuar pranë hyrjes së banesës.
Vetëm së bashku mund t’i arrijmë qëllimet tona për të mirën e mjedisit, prandaj kërkoj nga qytetarët që të bashkëpunojnë me ne, dhe të dëshmojnë çdo krim kundër mjedisit në zyret e inspekcionit në Komunën e Mitrovicës”, thuhet në postimin e Drejtorit Sadiku.