Lajme
Rrugët e fshatrave të Shalës së Bajgorës janë të lira për qarkullim
- 09/12/2021
- By RTV Mitrovica
Përfaqësuesit komunal gjatë ditës së sotme si dhe në këto orë të vona kanë inspektuar gjëndjen e rrugëve në fshatrat e rajonit të Shalës së Bajgorës, ku operatorët ekonomik të kontraktuar janë duke u përkujdesur për pastrimin e rrugëve të mbuluara nga bora që nga mëngjesi e deri më tani.
Ndërsa nga kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore të rrugëve është kërkuar që të shtojnë intensitetin e tyre të punës në mënyrë që të sigurohet lëvizja dhe qarkullimi i qytetarëve në rajonin e Shalës së Bajgorës, i cili ofron një atraksion të vërtetë turistik dhe qytetarët mund të shijojnë pamjen piktoreste që ofrojnë fshatrat e Shalës.
Me këtë rast, përfaqësuesit komunal bëjnë të ditur se aktualisht të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatrat malore janë të kalueshme.